Shkup, 30 tetor – “Gjyqësori të lirohet nga kthetrat e politikës”, kështu ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke folur për reformat në gjyqësor, transmeton KOHA.
“Nuk duhet që ne politikanët të përzihemi në punën e tyre. Pas fitores së VMRO-DPMNE-së, gjyqësia do të lirohet nga kthetrat e politikës. Ju bind se asnjë funksionarë i VMRO-DPMNE-së nuk do të mund të ushtroj presion ndaj gjykatësve, siç ishte rasti i kryetarit të Komunës së Sarajit. Kur kjo do të ndodhë ju do të keni dorëheqjen time të parevokueshme”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke nënvizuar se ai dhe partia e tij do të luftoj krimin dhe korrupsionin dhe se ndaj kësaj dukurie do të ketë zero tolerancë. (koha.mk)