Shkup, 17 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka ftuar liderët e partive relevante politike në vend në takim të ri liderësh që të bisedojnë për siç tha, “çështje serioze”.
“Çështjet serioze zgjidhen në takim liderësh në tryezë. Ja, e shfrytëzoj rastin të ftoj liderët e partive relevante politike, nuk flas për atë i cili i organizonte takimet paraprake të liderëve që përfundonim me fiasko, por partitë relevante politike, të ulemi të bisedojmë hapur për çështjen që është aktuale sot, ajo është me fqiun tonë lindor. Kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë Mickoski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Mickoski nuk beson se Bullgaria do ta bllokojë vendin në integrimet evropiane.
Ai ka thënë se nevojiten jo një, por më shumë takime liderësh dhe bashkërisht të dalin me zgjidhje para qytetarëve. Kjo, pasi siç tha, qytetarëve u ka ardhur te hunda nga politikat. Qytetarët duan të shohin qëndrim, strategji dhe vizion se si do të dalim nga kjo gjendje.
Në pyetjen e gazetarëve se marrëveshje e re me Bullgarinë është vendosur në tryezë, Mickoski ka thënë se mbetet në qëndrimin se është biseduar për marrëveshje të re mes fqiut tonë lindor dhe vendit, që siç tha, “do të jetë i ngjashëm me atë të Prespës dhe do të përfshijë ndryshime kushtetuese”.
“Dhe për çudi këtë asnjë nga pala bullgare nuk e ka demantuar. Ja, ju inkurajoj edhe juve si media t’ua parashtroni atë pyetje politikanëve të fqiut tonë lindor, a është kjo ë vërtetë. Është për t’u habitur se pse askush nga ana e tyre nuk e ka demantuar këtë”, ka thënë Mickoski.
I pyetur për epilogun e Komisionit maqedono- bullgar, Mickoski tha se atë që ka mundur ta kuptojë, profesorët që janë pjesë e atij komisioni të përbashkët që duhet të bisedohet, “nuk kanë marrëveshje për çështjet thelbësore”.
“Nëse nënkuptojmë me histori të përbashkët ku dy popuj të ndryshëm kanë pasur në të kaluarën momente të përbashkëta, ajo është populli maqedonas duke luftuar për shtetin e tyre të pavarur të Maqedonisë dhe popullin bullgar duke luftuar për shtetin e tyre bullgar, atëherë po, mund të pajtohemi me atë se kemi në një periudhë të caktuar histori të përbashkët, por pasiqë Bullgaria të njoh mëvetësinë e popullit maqedonas që në atë interval kohor historik është i veçantë nga populli bullgar dhe ka luftuar për pavarësinë e vet të shtetit të Maqedonisë”, ka thënë Mickoski.