Shkup, 28 nëntor – Me protestën e sotme e shpallim dhe e fillojmë revolucionin tonë të përgjithshëm kombëtar, ekonomik, social dhe arsimor, kundër sundimit të gabuar të Zoran Zaevit, shkatërrimit ekonomik dhe social, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, Mickoski përmendi se protesta është një lloj manifestimi i tërë asaj që i prek qytetarët dhe do të vazhdojë jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera nëpër Maqedoni.
Në pyetjen nëse është i mundur pajtimi me amnisti selektive, tha se përgjigjen duhet ta japë propozuesi i saj.
“Propozuam ligj për amnisti, e shikuat si përfundoj, edhe pse thamë se jemi të gatshëm të modelohet nëse ekzistonte qëllim i sinqertë nga pala tjetër. Do ta përsëris edhe pjesën e dytë të qëndrimit, se nëse cilado zgjidhje ligjore ofron përgjigje të kësaj ndjekje politike që po i ndodh VMRO-DPMNE-së si parti politike, funksionarëve të saj të mëparshëm dhe aktualë, VMRO-DPMNE-ja do ta përkrah”, tha Mickoski.
Lidhur me takimin e Todorovit dhe Jançevit me kryeministrin Zaev në Strumicë, Mickoski tha se ka kuptuar nga mediat, por nuk konsideron se kjo do të ndikojë në kompaktin e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Ai me këtë rast porositi se në Maqedoni duhet të fillojë të zbatohet politikë parimore, e ndershme, e sinqertë.
“Vetëm ashtu mundemi para qytetarëve të legjitimohemi si politikaë të ndërgjegjshëm, të cilët do të sigurojnë ardhmëri më të mirë”, shtoi Mickoski.