MICKOSKI: ËSHTË SHKELUR KUSHTETUTA

16

Është shkelur Kushtetuta, ndërsa Stevo Pendarovski është pjesëmarrës aktiv në të gjithë këtë, kështu tha kreu i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp pasi presidenti Stevo Pendarovski ia ndau mandati për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Vetë ai thoshte se do të ftojë të gjithë aktorët politik në bisedime tek ai, bisedime që deri sot deri sa e ndau mandatin nuk ndodhën”, pohoi mes tjerash Mickoski. Mickoski njoftoi vetë ai në ora 15:30 bashkë deputetë nga koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të vizitojnë vilën Vodno, për siç tha ai sqarime nga presidenti Pendarovski se me çfarë argumente  kreu i LSDM-së Zoran Zaev e ka informuar atë se ka 61 vota për formimin e shumicës së re parlamentare.

“Kushtetuta është e qartë, duhet provë për posedimin e shumicës, në bazë të së cilës ndahet mandati, gjithçka tjetër është shkelje e Kushtetutës”, theksoi Mickoski.

Comments are closed.