Shkup, 17 shkurt – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski përmes Fejsbukut e thirri liderin e LSDM-së Zoran Zaev në duel televiziv.
“Në dy javët e kaluara deri te unë arritën dy oferta për duel televiziv me Zoran Zaevin. E para është në televizionin Kanal 5 për 28 shkurt në emisionin “Samo vistina”, ndërsa oferta e dytë është projekt i televizionit Alfa që do të emitohej më 12 mars. Unë të dyja ofertat për duel televiziv i pranoj me kënaqësi, sepse nuk ikë nga përballja dhe nuk ik nga e vërteta, ndërsa Zaevi është ai që është i obliguar që të përgjigjet dhe të përballet me faktet të cilat janë reflektim i së vërtetës. Për mua parimet dhe vlerat janë ato të cilat duhet ta lëvizin shoqërinë, e nuk ka të vërtetë pa parime. Ndërsa populli e pret të vërtetën për disa pyetje edhe atë:
-Pse ndërtonte karrierë mbi gënjeshtra, si dhe ajo se e dinte të vërtetën për Monstrën, ndërsa e pamë se e vetmja që di është që t’i çlirojë vrasësit e fëmijëve të tyre;
-Për shërbyesit e përbuzur të cilët nga kriminelët më të mëdhenj iu bënë aleatë më të mëdhenj;
-Për atë se nuk ka asnjë kriminel të madh pas grilave dhe pse në vend të drejtësisë ka licenca me marijuanë për Boro Malboro, për familjen Zaev dhe të afërmit e tyre;
-Për atë se di drejtësia në Maqedoni për disa është nënë, e për të tjerë njerkë, për gjykimet e montuara, për atë se “biznesi nuk është dashur të preket”, për çantat Lui Viton, për urdhrat e Zaevit në Supreme, Apel, për atë se si familja Zaev e shpëtojnë PSP-në, që t’i shpëtojnë milionat;
-Të flasim për atë se si mafia me Zaevin mori shtetin e tij, për kontingjentet “pesëdhjetëshe” të cilat u bënë “tridhjetëshe” dhe shumë para të gatshme, për atë që prokuroria hesht, ndërsa milionat e despotit rriten;
-Pse refuzoi hetim të origjinës së pronës, ndërsa kundërshtoi ndalesën për amnisti të politikanëve, përderisa kërkon ligj për prokurori publike i cili përmban amnisti për të dhe bashkëpunëtorët e tij;
“Por edhe të flasim për vizionin tim, për vizionin tonë të përbashkët… të dëshmoj se përkundër premtimeve të rreme për jetë, ekziston domosdoshmëri nga rilindja e cila do të sjellë më shumë për secilin. E cila do të sjellë paga më të mëdha për 25 %, pensione më të larta për 20%, investime shtetërore kapitale mbi 90% çdo vit, 4 miliardë investime vendore dhe të huaja, papunësi njëshifrore dhe tatime dhe shpenzime më të ulëta për popullatën.
Të tregoj se Maqedonia ka të ardhme.
Shpresoj se Zaevi do të inkurajohet, nuk do të fshihet pas spoteve të paguara shtrenjtë, makinerisë së peshkuar propagandistike dhe lajmeve të rreme dhe do ta pranojë duel televiziv. E pastaj populli le të vlerësojë, sepse ai asnjëherë nuk gabon”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.