Mickoski: Çdo parti vendos vet, populli do të vendos ditën e zgjedhjeve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas raportimit të mediave rreth takimit mes Arben Taravarit dhe Dimitar Kovaçevskit për hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, ka thënë se është sekret publik që po negociohet për të hyrë në qeveri dhe nuk është diçka që nuk na habit, flitet prej javësh. Ai ka thënë se çdo parti politike ka vendimmarrjen e vet autonome dhe autoktone.

Për komentin se partitë e vetme politike në opozitë do të mbeten VMRO-DPMNE, BESA dhe E Majta, Mickoski tha se ky është mesazh i mjaftueshëm për qytetarët se si të veprojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar se pret politikat e qeverisë të shkatërrohen nga njerëzit.

“Ky është një mesazh i mjaftueshëm për qytetarët se si të veprojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse e keni LSDM-në si faktor pakicë në qeveri që do të bëjë gjithçka për të qëndruar një ditë më shumë që të kalojnë disa tendera privatisht, që të vjedhin më shumë, që të gëzojnë më shumë privilegje dhe të krijojnë parazitë të tillë për të cilat publikohet këto ditë, atëherë i vetmi sovran që e pengon, përveç neve politikanëve në opozitë, është populli. Dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pres që të shkatërrohen politikat e kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja”, theksoi ai.

Advertisements