Mickoski: Bashkë me popullin do të ripërtërijmë shtetin

28

Kriva Pallankë, 11 korrik – Ka përfunduar koha e politikanëve elitistë, të automjeteve të shtrenjta dhe kolltukëve, vjen koha e politikanëve që do të përveshin krahët dhe bashkë me popullin do ta ripërtërijnë shtetin. Ripërtëritja e 360 faqeve dhe ky është libër me të cilin dalim para qytetarëve me më shumë se 1.000 projekte dhe mbi 1.000 zgjidhje të problemeve që do të duhet të fillojmë t’i zgjidhim pas 15 korrikut, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tribunën e sontme të koalicionit “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” në Kriva Pallankë.

Ai ka thënë se ripërtëritja është 25 për qind paga më të larta, 20 për qind pensione më të larta dhe kthimin e zgjidhjes së vjetër ligjore për dy herë në vit rritje të pensioneve.

“Ripërtëritja është tatim më i ulët në Evropë prej tetë për qind dhe zero për qind tatim mbi të ardhura për punësim të personave më të rinj se 29 vjet, një universitet në një mandat, reforma në shëndetësi, arsim, gjyqësi. Ripërtëritja është 160.000.000 euro subvencione për bujqit dhe 50 për qind subvencione për fasada me projektin se si deri të shtëpi e ngrohtë, por edhe kyçje falas të gazit”, ka thënë Mickoski.

Para banorëve të Kriva Pallankës ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputet në NjZ 3, Igor Janushev sipas të cilit drejtësia për gjitha krimet e LSDM-së të bëra tre vitet e kaluara, arrin më 15 korrik.

Comments are closed.