MICHELLE OBAMA I SHKRUAN LETËR KËNGËTARES SHQIPTARE

Bebe Rexha javë më parë ka performuar në eventin e organizuar nga Michelle Obama.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Michelle Obama nuk ka hezituar për ti  shkruar këngëtares shqiptare me famë botërore. Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi.

Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës.