Ish-Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama ka thënë se ish-presidenti George W. Bush është bërë ‘partneri i saj në krim’ pasiqë kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti Bush dhe unë kemi ndërtuar raporte të mira edhe për shkak të protokollit por edhe për shkak të natyrës se si funksionojnë gjërat zyrtare”, ka thënë Michelle Obama për NBC.
‘Kështu që ai është partneri im në krim dhe kemi bërë shumë gjëra të mëdha së bashku”, thotë ajo.
“E dua deri në vdekje. Është njeri i mrekullueshëm dhe qesharak”, shton ajo.