Kriva Pallankë, 30 mars – Pacienti i parë zyrtarisht i konfirmuar me Kovid-19 banor i Kriva Pallankës, është një burrë i moshës 76 vjeçare, ndërsa i diagnostifikuar gjatë ditës së sotme, në kohën kur ka qëndruar në entin për rehabilitim “Kozle” në Shkup, informoi kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, në konferencën për shtyp.
Micevski porositi që qytetarët të mos krijojnë panik, por t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, sepse vetëm ashtu do të jemi të sigurt se virusi nuk do të përhapet.
Theksoi edhe se gjatë ditës shtab i komunal i krizës ka kontaktuar edhe me rrethin më të ngushtë të familjes, prej ku kanë thënë se në periudhën e fundit nga qëndrimi i tij në “Kozle”, 9 mars, deri më tani, askush, as nga familja e tij as të afërmit e tij nuk kanë pasur kontakt me të infektuarin tani më të ri.(koha.mk)