Një nga projektet më të mëdha në programin e LSDM-së për Kriva Pallankën është gazifikimi, sepse i njëjtë do të mundësojë jetë më të lirë dhe lehtësim të punës të kompanive, theksoi sot në fjalim para qytetarëve të Kriva Pallankës, kandidati për kryetar të këtij qyteti nga Koalicioni për zgjedhje lokale, i kryesuar nga LSDM-ja, Borjanço Micevski.
“Linja e gazpërçuesit kalon në rreth pesëqind metra nga Kriva Pallanka, por ajo nuk është përdorur fare. Që nga ndërmarrja e pushtetit lokal, do ta përshpejtojmë procesin për gazifikim të komunës”, tha Micevski.
Sipas tij, me vendosjen e gazit, çdo shkollë do të kursejë 60 për qind të parave që i merr, kështu që e njëjta do të mund të përdoret për rinovim të objekteve shkollore. Theksoi se ky do të jetë vetëm një nga tre shembujt se si do të investohet në projekte, të cilat do të jenë me rëndësi kyçe për jetë më cilësore për qytetarët.