Për SHBA-në krahu juglindor i Evropës, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor është segment i rëndësishëm strategjik në mbrojtjen nga ndikimi rus dhe kinez në rajon dhe Uashingtoni bën përpjekje aktive për zgjidhjen e kontestit për emrin që Maqedonia të hyjë në NATO. Këtë e theksoi Ues Miçell, ndihmës-sekretari në Daprtamentin e Shtetit i angazhuar për Evropën dhe Euroazinë, në fjalimin në fondacionin Heritixh ku e ka promovuar strategjinë e presidentit Donald Tramp për Evropën.
“BE-ja e ka humbur fokusin në Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit dhe Dapartamenti i Shtetit ka ndërmarr qëndrim për rol aktiv në zgjidhjen e problemit në Ballkan – mes Ksovës dhe Serbisë, problemet e brendshme në Bosnjë e Hercegovinë dhe tejkalimi i qorrsokaku me kontestin për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi Miçell, duke u përgjigjur në pyetjet e të pranishmëve.
Ai theksoi se paradokohe ka vizituar Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë dhe se Uashingtoni është në koordinim, të çdoditshëm me partnerët nga Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor diskutohet çdo ditë në dikasterin e tij. Miçell theksoi se SHBA-ja vazhdon të luajë rol të qetë së bashku me BE-në, Gjermaninë dhe të tjerat dhe inkurajon që të gjendet zgjidhje për problemin që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s. Ai gjithashtu tha se SHBA-ja punon në mënyrë aktive në ndalimin e fushatës ruse të dezinformatave në rajon, duke filluar nga rajoni baltik, Evropa Lindore e deri në Ballkan dhe Qipro.
“Ekziston sfidë e madhe me investimet ruse në Qipro dhe për këtë punojmë në atë që ta ndalojmë ndikimin rus atje dhe në Evropën Juglindore, me bashkëpunim më të fuqishëm ushtarak me aleatë të tillë si Greqia. SHBA-ja është kundër ndërtimit të krahut të dytë të gazpërçuesit “Rrjedha veriore” projekt i monopolit energjetik rus Gazprom, me të cilin rritet varësia nga gazi rus në Evropën Perëndimore me atë që rrethohen vendet baltike dhe Polonia. “Ky projekt jo vetëm që bën dëm komercial por edhe e rrezikon sigurinë energjetike të BE-së. Si dhe “Rrjedha jugore” ky është projekt i pastër gjeopolitik kundër të cilit ndaluan një radhë vendesh anëtare të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore”, deklaroi Miçell.