Si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat e sigurisë mbi protestuesit në rajonin Arakan të Mianmarit humbën jetën 7 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Popullata e Arakanit ka protestuar ndaj ndalesës së bërë për festimin e përvjetorit të formimit të Mbretërisë së Arakanit në rajon.
Protestuesit të cilët kanë marshuar nga qyteti historik Mrauk, kanë plaçkitur një ndërtesë publike.
Tin Maung Swe, nga qeveria lokale deklaroi se policia ka paralajmëruar protestuesit dhe se më pas forcat e sigurisë kanë përdorur plumba gome dhe plumba të vërtetë ndaj protestuesve të cilët kanë sulmuar policinë.
Ndër të tjera ai ka njoftuar se si pasojë e ngjarjeve kanë humbur jetën 7 protestues.
Ndërkohë bëhet e ditur se muslimanët e Arakanit (Rohingya) nuk janë përfshirë në protestat e zhvilluara në Arakan.