Jangon, 11 janar – Gjykata në Mianmar sot i hodhi poshtë ankesat e dy gazetarëve të Rojtersit, të cilët janë gjykuar me shtatë vjet burgim për shkak të shkeljes së Ligjit për Sekrete shtetërore. Gjykatësi Aung Naing deklaroi se avokatët nuk kanë shtruar dëshmi të mjaftueshme për pafajësinë e klientëve të tyre. “Është shqiptuar dënim përkatës”, theksoi gjykatësi Naing. Kryeredaktori i Rojtersit, Stiven Adler theksoi se vendimi gjyqësor është edhe një “padrejtësi prej shumë padrejtësive ndaj Va Lone dhe Kjav Soe O”.
“Ata janë pas grilave për një arsye, ata të cilët janë në pushtet dëshirojnë të mos e tregojnë të vërtetën”, theksoi Adler. Gazetarët Va Lone (32) dhe Kjav Soe O (28) janë gjykuar në shtator të vitit të kaluar për shkak të shkeljes së Ligjit për fshehtësi zyrtare prej epokës koloniale për grumbullimin dhe marrjen e dokumenteve të besueshme. Gazetarët pohojnë se dy policë u kanë dorëzuar dokumente në një restorant në Jangonin verior, drejtpërdrejt para se të arrestohen prej pjesëtarëve të tjerë të policisë. Një dëshmitar i policisë deklaroi se ky do të ishte kurth për gazetarët. Va Lon dhe Kjav So O për agjencinë Rojters grumbulluan dëshmi për krimet e forcave të sigurisë në vitin 2007 në fshatin In Din, kur janë vrarë dhjetë rohinxhët. Armata mohon se është e involvuar në vrasjen e rohinxhëve.