Nejpjido, 22 maj – Zav Je Htet, kryeredaktor i agjencisë së lajmeve të Mianmarit Dae Pjav është dënuar me dy vite burg, pasi doli që lajmi i agjencisë se një person ka vdekur nga koronavirusi nuk ka qenë i saktë.
Zav Je Htet është arrestuar më 13 prill, një ditë pasi ka publikuar shkrim në të cilin theksohet se është evidentuar një rast i vdekjes nga Kovid-19 në shtetin lindor Karen. Doli që lajmi nuk është i vërtetë, transmeton Gardian.
Avokati i gazetarit deklaroi se ai është dënuar sipas nenit 505 në dy vjet burg.
Gardiani nënvizon se bëhet fjalë për një ligj të caktuar në mënyrë të paqartë, i cili shpesh zbatohet për gazetarë dhe aktivistë për shkak të deklaratave “të cilat shkaktojnë frikë apo alarm”.
Në Mianmar, janë konfirmuar 199 të infektuar me koronavirusin e ri dhe gjashtë raste të vdekjeve, por ekspertët druajnë se numri real është shumë më i madh, sepse janë testuar një numër i vogël i njerëzve.