Miami mposhti në sekondat e fundit 109-107 Brooklyn, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në momentin e fundit.
Humbja zbret ekipin e Nets në vendin e dytë të renditjes në Lindje. Adebayo realizoi 21 pikë e 15 rebound për Miami, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Shamet për miqtë. Problem për Brooklyn është dëmtimi i Durant, që la fushën pas 4 minutash lojë (8 pikë).
Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mposhti 124-105 Minnesota, sukses që mban kalifornianët në vendin e tretë në Perëndim. Të gjithë titullarët e Clippers realizuan mbi 13 pikë (George me 23 pikë më i miri).
Skuadra kanadeze e Toronto mposhti 112-106 Oklahoma, ndeshje ku diferencën e bëri Boucher me 31 pikë e 12 rebound. Zhgënjën Dallas, që në fushën e tij u mund 121-107 nga Sacramento (Fox 30 pikë e 12 rebound).
NBA – Rezultatet
Atlanta – Indiana, 129-117
New York – New Orleans, 122-112
Miami – Brooklyn, 109-107
Charlotte – Portland, 109-101
Orlando – Houston, 110-114
Toronto – Oklahoma, 112-106
Dallas – Sacramento, 107-121
Clippers – Minnesota, 124-105