Miami është ekipi i parë finalisti i play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Florida fitoi sot 99-90 ndaj Philadelphia jashtë fushe, duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve.
Një fitore e merituar e Miami, që zhvilloi një ndeshje të mirë në fushën e Philadelphia, shumë larg asaj që pritej. Butler me 32 pikë ishte më i miri për Miami, ndërsa Maxey e Embiid realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan.
Në Konferencën e Perëndimit, barazohet 3-3 seria e takimeve mes Dallas e Phoenix. Skuadra e Dallas fitoi sot 113-86 ndaj Phoenix në takimin e gjashtë gjysmëfinal, në një ndeshje të dominuar nga teksanët. Luka Doncic realizoi 33 pikë e 11 rebound për Dallas, duke qenë më i miri në fushë. Për Phoenix, Ayton realizoi 21 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
Miami – Philadelphia, 99-90 (4-2)
Boston – Milwaukee, (2-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off
Phoenix – Dallas, 86-113 (3-3)
Memphis – Golden State, (2-3)