Shkup, 20 shtator – Përmes vendosjes së kalendarit tatimor bashkësia e biznesit do t’i njohë ndryshimet në sferën tatimore të paktën gjashtë muaj para se të realizohen të njëjtat. Në këtë mënyrë do të sigurohet parashikueshmëri më e madhe tatimore, ndërsa kjo do të thotë edhe rrumbullaksim më i mirë i biznesit, citohet në publikimin e profilit në Fejsbuk të ministrit të Financave.
Sipas deklaratës së ministrit të Financave Fatmir Besimi nga takimi me Odën ekonomike të Maqedonisë kalendari tatimor do të mundësojë që bashkësia e biznesit t’i dijë ndryshimet tatimore të paktën gjashtë muaj para se të ndodhin.
Besimi potencoi se mund të ketë përjashtime, nevojë për aksione të shpejta – si në rastin me kovid-krizën, por theksoi se do të vendoset sistem dhe mekanizma për informim transparent dhe në kohë.
“Ndryshe rritja e parashikueshmërisë tatimore ishte cituar si një nga qëllimet dhe prioritetet e Ministrisë së Financave në periudhën e ardhshme katër vjeçare. Ministri i Financave atëherë paralajmëroi risi tatimore te personeli për IT industri dhe për më shumë kategori të ekonomistëve, si zejtarët, eksporti dhe fermerët përmes ligjit të ri për TVSH. Gjithashtu paralajmëroi edhe ngritje të pragut për TVSH-obligues, prej 2 në 3 milion denarë, si dhe zvogëlim të dhënieve parafiskale për 75 për qind”, citon MF.