Në Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë sot u bë pranimdorëzimi i detyrës ministër i Financave. Ministri i ri i Financave, Dragan Tevdovski e ndërmori kabinetin nga paraardhësi i tij Kirill Minoski i cili e kreu këtë funksion nga qershori i vitit të kaluar.
Pas pranimdorëzimit ministri i Financave Tevdovski vizitoi sektorët në Ministri dhe u njoftua me të punësuarit. Tevdovski në pozitën ministrore vjen nga Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, ku është profesor jo i rregullt dhe e ligjëron lëndën statistikë për biznes dhe ekonomi, metoda kuantitative në financa, si dhe analizë të serive të përkohshme të studimeve pasdiplomike.