Shkup, 5 qershor – Nuk ka neto detyrim të ri me ankandin e sotëm. Në ankandin e letrave shtetërore me vlerë janë regjistruar 1,37 miliardë denarë apo 22,24 milionë euro, prej të cilave nesër do të kthehen 1,38 miliardë denarë, gjegjësisht 22,46 milionë euro në bazë të letrave me vlerë të dhëna dhe të skaduara për pagesë më parë, informojnë nga Ministria e Financave për thirrjen e VMRO-DPMNE-së.
Në ankand janë regjistruar bono shtetërore 12-muajshe pa klauzolë devizore në shumë prej një miliardë denarë ma interes prej një për qind dhe bono shtetërore 15-vjeçare pa klauzolë devizore në shumë prej 337 milionë denarë me interes prej 3,50 për qind.
“Nga ana tjetër, bonot shtetërore të lëshuara paraprakisht, që nesër paguhen janë bono shtetërore gjashtëmujore pa klauzolë devizore në shumë prej 910 milionë denarë me interes prej 1,55 për qind, bono shtetërore gjashtëmujore me klauzolë devizore në shumë prej 403,6 milionë denarë me interes prej 1,45 për qind dhe bono shtetërore pesëvjeçare me klauzolë devizore në shumë prej 68 milionë denarë, me shkallë interesi prej 4,6 për qind”, theksojnë në kumtesë.
Gjatë qershorit në bazë të letrave shtetërore me vlerë të lëshuara paraprakisht skadojnë për pagesë 1,8 miliardë denarë apo 29,9 milionë euro.