Shkup, 27 qershor – Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian e përshëndet përmirësimin e dukshëm në drejtimin me financat publike dhe transparencën fiskale, kumtoi Ministria e Financave.
Në mbledhje është marrë vendim që bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019.
Në kumtesë shtohet se me Ligjin e ri për parandalim të larjes së parave dhe terrorizmit, i cili u votua nga Kuvendi, përmirësohet sistemi për parandalim të larjes së parave dhe punohet në zvogëlimin e të ashtuquajturës ekonomi gri.
Në ligj precizohen dhe harmonizohen me Direktivën e katërt të BE-së që dispozitat që kanë të bëjnë me pronarët e vërtetë dhe parashikohet vendosje e regjistrit të pronarëve të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RM-së, Detyrim ligjor është që personat juridikë të posedojnë, ruajnë dhe t’i regjistrojnë në regjistrin e pronarëve të vërtetë të dhënat për pronarët e tyre të vërtetë.
Me këtë ndryshim pronari i një personi juridik më nuk do të mund të jetë person tjetër juridik-firmë. Do të duhet të ketë të dhëna për person fizik, pronar me pjesë më të madhe të pronësisë në ndërmarrje.