Nënkryetari i BDI-së bashkë me eksponent të tjerë nga “Grupi i Zjarrit”, sot kanë vizituar Kërçovën dhe kanë realizuar takim me qytetarët e Kërçovës. Nga atje ata i kanë dërguar prosi liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Mexhiti para të pranishmëve ka thënë se është pafund mirënjohës për derën e hapur dhe që janë ranuar në Kërçovë me ngrohtësi edhe përkundër presioneve nga disa anëtarë të ekzekutivit.
“Nga Uskana sonte morrëm porosinë se më mirë të përmirësohemi vet, deri sa nuk na ka përmirësuar populli. Ne kërkojmë debat të shëndoshe, me argumente, me vlera evropiane. Nuk debatuam në parti as për regjistrimin, as për çështje madhore, prandaj tani hasim në shumë probleme.
I nderuari lideri i yni Ali Ahmeti, nuk të mbrojnë as Taravari e Zijadini, e as Menduhi e Grubi, më mirë se ç’të mbrojnë ata që dhanë gjithë rininë për të ndërtuar këtë subjekt”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai në fund ka thënë të mos i ndëgjoi ata, por ndëgjo popullin siç e ke dëgjuar gjithmonë! “Nuk e do populli Artanin”, nënvizoi në fund Mexhiti.