Shkup, 15 shtatora – Në Kuvendin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të degës në këtë komunë ishte Izet Mexhiti, i cili mori mbështetje unanime prej rreth 60 anëtarëve të kësaj dege.
“Nga dita e hënë ne do të jemi në terren në takim me qytetarët për të bërë programin e ri të BDI-së për kushte më të mira për qytetarët”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur i degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti.
I pranishëm në Kuvend ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.