Tetovë, 12 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale ka qëndruar në Komunën e Zhelinës ku qytetarëve të kësaj komune ju bën thirrje që të votojnë pa hezitim për të ardhmen e tyre më të sigurt, një e ardhme që do ju sigurojë mirëqenie ekonomike, arsim cilësor, shëndetësi , stabilitet dhe prosperitet, vazhdimin e proceseve euro-integruese dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse votohet kandidati konsensual.
Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror të BDI-së, Izet Mexhiti, tha se janë për Republikë konsensuale, për Republikë ku shqiptarët do të determinojnë nga do të lëvizë qeveria ashtu siç ndodhi para 2 viteve ku nuk shkoi me VMRO-DPMNE, por me LSDM-në duke thyer parimin fituese me fituesin me të vetmen arsye që ky shtet të ndërrojë emrin, dhe të jetë anëtare e 30-të e NATO-s dhe të jetë afër Evropës.
“Këto janë parakushte për stabilitet politik që nënkupton edhe për stabilitet ekonomik, për investime të huaja, për hapjen e perspektivave të reja sjelljen e vlerave evropiane në vendin tonë dhe jo të shkojnë të rinjtë nga vendi. Kjo është politika dhe vizioni i Ali Ahmetit për ta parandaluar ikjen e të rinjve dhe për të krijuar kushte më të mira në vendin tonë”, u shpreh Mexhiti.
Ndër të tjerash shefi i shtabit Mexhiti u shpreh se në bazë të analizave president shqiptar vetëm me votat e shqiptarëve nuk mund të ngadhënjejë, as kryetar Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, por mund të bëhet, siç tha ai me politikën e Ali Ahmetit dhe me parimin e konsensualitetit.
“Nëse dikush sot thotë se e kam rëndë të votoj kandidatin maqedonas duke patur kandidatin shqiptar nuk e kanë patur hiç më të lehtë deputetët maqedonas të cilët votuan për koncept, votuan për Talat Xhaferin ish komandant i UÇK-së të jetë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me postin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi e udhëheq në mënyrë dinjitoze me gjithë kryetarët e përparshëm me këtë tregojmë se nuk jemi për akrobaci politike, pa u pjekur mirë, pa e zhvilluar këtë ende duke mos demonstruar mirë se ne shqiptarët dimë të udhëheqim me poste të rëndësishëm ta lëmë këtë pozitë dhe të vrapojmë pas presidentit të Maqedonisë së Veriut. Këtu është ide se kjo politikë nëpërmjet konsensualiteti nëse arritëm të bëjmë kryetar Kuvendi do t’i arrijmë qëllimet tona pasi në të ardhmen në rast se nuk do ta marrim kryetarin e kuvendit mund ta kemi kryeministrin ose presidentin e vendit me të cilin mund të udhëheqë një shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, përfundoi Mexhiti.