Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe nënkryetari Sylejman Bakı e kanë mirëpritur sot ambasadoren e Republikës së Turqisë në vend, Tylin Erkal Kara.
Gjatë këtij takimi, njofton Komuna e Çairit është diskutuar rreth bashkëpunimit efikas me institucionet e nivelit lokal dhe qendror të Republikës së Turqisë duke shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimësinë e suksesshme të këtij procesi.
Mexhiti gjatë takimit e ka njoftuar ambasadoren Kara për gjendjen aktuale të Komunës së Çairit, zyrtarizimin e gjuhës turke në kuadër të Komunës, për projektet e realizuara si rezultat i kooperimit institucional me autoritetet e Republikës së Turqisë si dhe për bashkëpunimin me sektorin civil (organizatat turke) të vendit dhe komunitetin turk. Ndërkohë, shtohet në kumtesë, Ambasadorja e Turqisë në vend, Kara e ka përgëzuar kreun e Komunës së Çairit duke i shprehur gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në thellimin e proceseve bashkëpunuese.