Shkup, 31 janar – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Izet Mexhiti sot në hapësirat e Qendrës në Shkup ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë Fatos Reka, njofton Koha.
Mexhiti dhe Ambasadori Reka kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndër fqinjësore, procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, dhe në veçanti biseduan për funksionimin e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”.
Nga ana tjetër Mexhiti e ka njoftuar ambasadorin Reka për aktivitetet të realizuara të Qendrës gjatë vitit të kaluar dhe njëkohësisht e informoi edhe për aktivitetet që janë në Plan të realizohen gjatë këtij viti.
Ndërsa, nga ana e tij, Ambasadori Reka ka vlerësuar bashkëpunimin me Qendrën Analitike Hulumtuese dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për mbështetjen e projekteve që do të realizohen në të ardhmen. (koha.mk)