Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë dhe emrin e personit që qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi. Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara. Polici jashtë detyrës bërtit “Allahu Akbar” gjatë sulmit dhe tha: “Ju rusët shkatërruar Halepin dhe Sirinë”. Altintash ishte i vetmi person që po qëndronte prapa ambasadorit gjatë fjalimit të tij.
Sipas “Sky News”, sulmuesi, i cili mençëm ishte veshur me kostum të zi e kollare, ka bërtitur: “Kemi dhënë betimin për të vdekur si martirë”. Ai besohet të ketë shtuar: “Derisa ata të mos jenë të sigurt, nuk do të shijoni sigurinë. Largohuni, vetëm vdekja do t’më largoj nga këtu”. Dy burime sigurie e kanë identifikuar atë si polic jashtë detyrës që ka punuar në kryeqytetin turk.