Një nga futbollistët më të njohur dhe kërkuar në Kosovë, i suksesshëm që në moshë të re Mevlan Zeka vjen në një rrëfim pak më ndryshe për jetën e tij në InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia absolute është kur familjen e kam me shëndet të mirë dhe të lumtur.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Kam qeshur shumë me bashkëlojtarët në rrjete sociale.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Karakterin e fortë dhe nuk dorëzohem kurrë.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Defekti temperament në raste të tilla.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?
Gabime të paqëllimshme.
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Hera fundit kur jam përlotur kur babai im vdiq në moshë të re, ku prej atij momenti unë nuk ndjehem më i plotë, hakut prindit nuk do t’i dalim kurrë.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Udhëtimi është shëtitje nëpër botë, kudoqoftë vetëm udhëtim, i preferoj të gjitha.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Ismail Kadare.
KOHA: Pija juaj e preferuar?
Kokosi.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Dëshiroj të vdes si babai im.
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
I pa gabueshëm është vetëm i madhi Zot, ne të gjithë gabojmë prandaj duhet të bëjmë vepra të mira sa më shumë dhe gabime sa më pak.