Shkup, 28 janar – Ambasadorë e përfaqësues të ndryshëm u mblodhën në tryezë të rrumbullakët për të folur mbi “Rrrugën drejt BE-së dhe NATO-s, perspektivat dhe sfidat”.
Këshilli i Ambasadorëve si organizator këtu ftoi edhe mediat, por të njëjtat u detyruar të dalin jashtë gjatë fjalës të Presidentit Stevo Pendarovski. Personat e kabinetit të tij nuk thanë ndonjë arsye specifike se pse.
Gazetarët kishin mundësi të ndiqnin vetëm fillimin e fjalës së Presidentit, ku foli për ratifikimin në parlamentin e Spanjës për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Afër jemi, por jo edhe aq afër, këto janë vlerësimet më të reja. Në Spanjë më në fund e formuan qeverinë por procedura është tejet e komplikuar”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.
Kur nisi të flasë më detajisht për kompleksitetin e ratifikimit të protokollit në Spanjë, kamermamanët dhe gazetarët u nxorrën jashtë.
“E gjithë procedura nga 20 janari kr unë e kam marrë këtë informacion, duhet të zgjasë rreth 45 ditë që të përfundojë. Do me thënë diku në 10 ditët e para të marsit, dhëntë Zoti, mund të presim që parlamenti spanjoll do ta ratifikojë”, theksoi Pendarovski.
Ndonëse pa prezencën e mediave, TV21 arriti të marrë vesh se për çfarë foli presidenti Pendarovski më tej para ambasadorëve. Ndër të tjera ka theksuar se nëse zgjedhjet e 12 prillit nuk janë siç duhet, nuk do të marrim datë për bisedime. Kreu i shtetit para ambasadorëve mësohet të ketë zbuluar detaje nga takimi me Presidnetin e Këshillit Evropian Sharl Mishel.
Plan i ri ekonomik i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ne insistuam që të quhet “Plani Marshall” por thonë se nuk kanë më aq para, por është mirë që të paktën në fillim do të ketë 50 milion euro që do të ndahen vetëm për ne, për siç thotë ai (Sh.Mishel) për arritjen tonë deri më tani”, pohoi presidenti i shtetit.
Më pas Presidenti Pendarovski ka folur edhe për metodologjinë e re, mëson TV21. Nga ajo që Pendarovski ka thënë, Komisioni Evropian metodologjinë e re do ta publikojë më 5 shkurt dhe e njëjta do të jetë më ndryshe se sa teksti që ka propozuar Franca.
“Ajo që mua s’me pëlqen, sepse dëgjova se s’do të jetë në propozim, është se mund të ketë goditje të re me amendamente edhe në këtë propozim, por fondet strukturore dhe qasja deri tek to nuk do të jetë në propozim, gjë që ishte çështje e rëndësishme për vendet kandidate. Fondet strukturore deri më tani kanë qenë vetëm për vendet anëtare më të dobëta. Propozimi francez ishte që edhe gjatë negociatave të keni fonde strukturore, që janë shumë më të mëdha se fondet IPA”, theksoi Pendarovski.
Për metodologjinë ka folur edhe Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogor, fjalën e së cilit po ashtu mediat nuk kishin munësi ta ndiqnin. Ai para kolëgëve mësohet se ka folur më konkretisht për tre shtyllat që ditë më parë i përmendi Presidenti i KE-së Mishel, metodologjia e re, vendimi për hapjen e bisedimeve dhe Samiti i Zagrebit.
“Në javët dhe muajt në vijim do të jenë kruciale për BE-në që do të punojnë për këto tre shtylla. Por ka edhe punë që duhet bërë nga ana juaj, ana e Maqedonisë së Veriut. Janë tre shtyllat që determinojnë të ardhmen tonë të përbashkët nag ana juaj. Vazhdimi i reformave, zgjedhjet dhe e treat vazhdimi i marrdhënieve të mira fqinjësore. Këto tre shtylla do të kenë të njejtën peshë si tre shtyllat mbi të cilat do të bazohet vendimi ynë”, deklaroi Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në vend.
Sa i përket datës, po presim që liderët kësj çëshjeje t’i japin drejtim para Samitit të Zagrebit mësohet të ketë thënë Zhbogar. E për metodologjinë e re dhe hapjen e bisedimeve foli edhe ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie, i cili tha se këto dy procese mund të udhëhiqen paralelisht, gjë që mund të inerpretohet se Franca po lëshon pe ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke qenë se muaj më parë ishte po ky shtet që këmbëngulte se nuk ka nisje të bisedimeve me shtete të reja pa u reformuar dhe ndryshuar metodologjia e bisedimeve.(koha.mk)