Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullim në Rrugë (KRSQRR) ka filluar projekt për grumbullim, përpunim dhe analizë të të dhënave për sistemin e qarkullimin me qëllim të vërtetimit preciz dhe efikas të shkaqeve për fatkeqësitë në qarkullim dhe sigurimi i të dhënave kuantitative për gjendjen me sigurinë në qarkullim në nivel lokal. Projekti “Zbatimi i indikatorëve për përcjellje të gjendjes me sigurinë në qarkullim të rrugëve në nivel lokal” do të zbatohet nga prilli i këtij viti me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Siç informojnë nga KRSQRR do të përcillen indikatorët, që kanë të bëjnë me shoferët, për shpejtësinë e lëvizjes, për automjetet, për shfrytëzimin e sistemeve për siguri pasive, për këmbësorët dhe për rrjetin rrugor. Momentalisht zbatohen trajnimet për përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përcjellje të sigurisë në qarkullim të rrugëve në nivel lokal, në bazë të indikatorëve të definuar qartë.
Sistemi i këtillë është në pajtim me praktikën evropiane, me rekomandimet e grupit ekspert për avancimin e sigurisë në qarkullim të rrugëve në rajonin e Evropës Juglindore, i mbështetur shkencërisht dhe paraqet bazë për krijimin e bazës të të dhënave në bazë të të cilave do të krijohen politika dhe masa për avancimin e sigurisë në qarkullimin rrugor në Republikën e Maqedonisë.