Tiranë, 8 prill 2019 (MIA) – Zëvendës ndihmësi amerikan i sekretarit shtetëror Metrju Palmer sot do të udhëtojë për në Tiranë, me qëllim që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend. Palmer sot do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, përderisa gjatë ditës së nesërme janë planifikuar takime me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me liderët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Sipas analistëve, pritet që me vizitën e Palmerit kriza e thellë politike në Shqipëri të marrë kahje tjetër. Ata përkujtojnë në vizitën e para dy viteve të Brajan Hi, i cili arriti t’i bindë Ramën dhe Bashën që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të merren vesh, pas çka ishte tejkaluar kriza e atëhershme para zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë duket se Palmer do t’a ketë më vështirë, sepse nuk pati sukses përpjekja e tij e parë përmes bisedës telefonike që t’i bind Bashën dhe Kryemadhin që të ndërrojnë mendjen në vendimin që opozita të heqë dorë nga mandatet e deputetëve. Para ardhjes së Palmer, presidenti Meta dërgoi apel pushtetit dhe opozitës që të fillojnë dialogun për gjetjen e zgjidhjes, me qëllim që në vend “të kthehet kushtetutshmëria, institucionaliteti dhe demokracia.