Merret me muzikë që në moshë të re dhe vazhdon të bëj këngë për qejfin e tij. Një të fundit ai e ka realizuar për t’ia kushtuar nënës të cilën nuk e ka më pranë, e Meti vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku i tregon të gjitha
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika ka një vend të quajtur relax në jetën time, asgjë më shumë.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
Po, në mëngjes dëgjoj muzikë për një relaksim ditës.
KOHA: Hiti yt i preferuar?
Kënga ime e preferuar nga Aya ‘Djadja’. Të them të drejtën muzika është shkatërruar nuk ka muzikë më po film, nuk dëgjohet po shikohet sot muzika.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete? Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?
Kuzhinë gjithnjë kam qenë i mirë dhe do jem duke falënderuar të ndjerën nënën time, e cila më ka mësuar të gjitha.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Capri.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Gjëja më shumë që më pëlqen në punë, kontakti me të tjerët.
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Lumturia absolute për mua është shëndeti.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Ka kohë që nuk kam qeshur me shpirt.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Defekti im është se nuk mundem të fal.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Nuk fali gabime, sepse përndryshe përsëriten (qesh).
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Ka kohë që jam me lot që nga vdekja e nënës time, e kam vështirë.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Ibiza.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Petro Marko, Kasim Trebeshina.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Sinqeritetin.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Oj lulija jonë me limona.. (qesh).
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Suksesin më të madh në jetë është që kam mund të realizoj një këngë për nënën time.
KOHA: Pija juaj e preferuar?
Uji.
KOHA: Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Pendohem shumë, sepse jam shumë i sinqertë, e ajo më ka ndihmuar, sepse njerëzit keqpërdorin sinqeritetin e të tjerëve.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Urrej se dua gënjeshtrën, tradhtinë, mendjemadhësinë.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Nga lartësia.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Nuk them gënjeshtra, ja them në sy atë që dua që mendoj, nuk fiton askush me gënjeshtra.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Po kam dhënë.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Jeto si me qenë dita e fundit, jeta është e mirë, por duhet me ditë me përfitu.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Vdekjen nuk e kam menduar, por dash Zoti të mos vuaj ndonjëherë nga ndonjë sëmundje.
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Nëse kisha pas rast me e pa Zotin i kisha thënë të më takojë edhe njëherë me nënën time sepse më mungon shumë.