Ka vite që këndon, mirëpo muzikën e bën vetëm për hobi. Meti Bërbatovci, djaloshi nga Kosova që jeton në Zvicër, vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi projektin e fundit që e ka publikuar me titull ‘Diagnoza’ si dhe mbi rivalitetin në skenë si dhe pasionin e tij ndaj muzikës
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cilat janë të rejat me të cilat je shfaqur së fundi?
Po ka kaluar pak kohë që kam edituar këngën e re me klip ‘Diagnoza’, vet titulli i këngës tregon se është një këngë hidhërimi (qesh), pak hareshëm mirëpo jam ndarë shumë i kënaqur me këtë këngë e cila është punuar nga Wirusi, është këngë e shpirtit tim.
KOHA: Po imazhi i videoprojektit a tregon ndonjë realitet?
Po, imazhi në klip tregon një realitet, një dashuri e humbur.
KOHA: A je duke punuar ndonjë projekt tjetër këto ditë?
Jo, për momentin kam pasur ndërmend të punoj një këngë të re bashkë me klip mirëpo kanë ndodhur disa gjëra dhe kam stopuar punimet, të shohim më tutje.
KOHA: Ke nisur me muzikë që në moshë të re?
Kam filluar që në shoqërinë kulturoartistike ‘Trojet tona’ pastaj në disa festivale dhe kështu me radhë.
KOHA: A ke konkurrencë në këtë profesion?
Jo, unë të paktën jo sepse nuk jetoj nga ky profesion, e kam thjeshtë hobi dhe e bëj për qejfin tim, më herët kam besuar në festivale derisa e kam provuar dhe e kam parë si shkon puna dhe tash nuk kam ndërmend të marr pjesë në ndonjë festival pasi nuk janë korrekt.
KOHA: Këngët tua kanë ndonjë fabul në tekst dhe një mesazh?
Këngët e mia ato që i kanë dëgjuar kanë parë se kanë një domethënie secila ka një tekst e pikërisht kjo e fundit gjithashtu.
KOHA: Si e kalon një ditë ose një 24 orësh?
Një ditë me punë jam deri vonë, thuajse një javë në punë, vikendin pushim edhe pse kohës së fundit më shumë pushim për disa gjëra familjare.
KOHA: Më shumë je përkushtuar karrierës apo jetës?
Karrierën e shoh si një gjë të kohës që duhet jetuar një jetë normale, e kemi një jetë dhe duhet përfituar sat ë mundim nga ajo.
KOHA: Je dëshpëruar ndonjëherë në jetë?
Kurrë në jetën time nuk i kam ik realitetit edhe nuk do i iki edhe pse shumë herë jam dëshpëruar, mirëpo jam person që ja bëj vetes rrafsh (qesh).
KOHA: Sa beson tek dashuria në %?
Tek dashuria besoj 50/50%, realitet është ky.
KOHA: Lloji i tipit të mashkullit?
Jam tip i mashkullit që shikoj në të gjitha anët (qesh).