Metin e njohin të gjithë, ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në spektaklin Big Brother dhe ka hyrë në zemrën e të gjithëve si personazh mjaft pozitiv. Mirëpo, edhe përkundër asaj që kanë kaluar shumë vite, ne e sjellim atë në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA për të treguar eksperiencë të jetës pasi tashmë është bërë baba i dy fëmijëve dhe jeton në Suedi
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ke qenë një nga personazhet më të përfolur në Big Brother ndërvite, ku gjendet dhe çfarë synon Meti?
Afër tre vite gjendem në Suedi në qytetin Helsingborg, synimet e mia gjithmonë kanë qenë të mëdha po për momentin jam i fokusuar vetëm në biznes.
KOHA: E kishe parashikuar më parë që do jesh një personazh shumë i përfolur?
Nuk parashikoj, thjeshtë mundohem të punoj shumë dhe të arrijë ambiciet që i dua.
KOHA: Në “Big Brother” jeni përfolur për skena të ndryshme për fotot, për pamjen, atraktivitetin, nëse do të ktheheshit pas me kë do të donit të kishit marrëdhënie në çift?
(Qesh), normal gjitha fotot kanë qenë punë të ndryshme, sa i përket pyetjes tashmë jam i martuar dhe se mendoj të kaluarën.
KOHA: Çfarë të ka ngelur peng nga “Big Brother”?
Nga Big Brother kam shumë eksperiencë të bukur që nuk e harroj asnjëherë por peng asgjë.
KOHA: A keni pasur propozime nga televizioni? Ku do t’ju shohim së shpejti?
Sa për Tv kam pas oferta në Shqipëri disa emisione shou, por nuk kam pas kohë të kthehem prapë në tv…
KOHA: A do të guxonit të bënit skena erotike në një film?
Së pari duhet me qenë aktor i mirë masandej çfarë lloj personazhi më përshtatet pse jo…?!
KOHA: Për çfarë çmimi do të zhvishej Meti në një set fotografik të nxehtë?
Në vitin 2013-14 kam pasur një set të tillë në Zvicër, sa e bën punën e mirë aq paguhesh.
KOHA: Personazhi që ju duk më interesant në ekranin shqiptarë?
Nuk kam asnjë personazh diçka të veçantë për me cek si interesant.
KOHA: Personazhi që do doje të njihje më tepër nga “Big Brother” është…?
Disa kam shoqëri akoma, për me njohur dikë tjetër nga personazhet hmm jo.
KOHA: A ka një person të rëndësishëm në jetë Meti?
Normal gjithë personat e familjes dhe ata të zemrës si kisha ndarë.
KOHA: Je bërë baba i dy fëmijëve, na thuaj si shkon dita me familjen?
Dita fillon me fëmijët e mi që janë lumturia ime, vajzën e dërgoj në çerdhe, djali është akoma i vogël dhe shumicën e kohës e kaloj me djalin, gruan dhe vajzën.
KOHA: Të shkruajnë ende femra që të kanë pasur për zemër, bëhet bashkëshortja xheloze?
Gjitha shkrimet vijnë për fëmijët dhe familjen nuk ka vend për xhelozi, por edhe xheloze nuk është.
KOHA: Sa kohë kalon zakonisht në shtrat?
Gjatë 24 ndoshta 4-5 pa ato të gjumit shikoj shumë sport, futboll dhe film.
KOHA: Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë?
Varet gjatë ditëve të punës 7-8, vikendeve ndoshta 9-10.
KOHA: Preferon të flesh me pizhame, të brendshme, apo…?
Vetëm pizhame joo?
KOHA: Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh Tv apo…?
Shikoj shumë futboll, i pëlqej dokumentarët të ndryshëm se fundmi debate politike jam aktiv.
KOHA: Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Shtrati mendoj që ka shumë rëndësi në jetën e çdo personi, mirë kishte me qenë me pas shtratin më të shtrenjtë se veturën për shkak se shumicën e jetës e kalojmë në shtrat.
KOHA: Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Filloj në të djathtë masandej se di se qysh zgjohem (qesh).