Londër, 14 prill – Parashikimet tregojnë se temperaturat në çdo pesë vitet e ardhshme do të jenë për një gradë më të larta nga niveli në periudhën paraindustriale, thekson shërbimi britanik meteorologjik.
Bota me siguri gjendet para dhjetë viteve më të ngrohta prej kur ka filluar regjistrimi i temperaturave rekorde në vitin 1850, pohojnë shkencëtarët, njofton KOHA.
Në pesë vitet e ardhshme ekzistojnë edhe shanse që të përballemi me vitin në të cilin rritja e temperaturës mesatare globale do të mund të jetë më e madhe se 1,5 për qind.
Një gradë e gjysmë mendohet për prag kritik për ndryshime klimatike.
Nëse të dhënat përputhen me parashikimet, atëherë dekada nga viti 2014 deri në vitin 2023 do të jetë më e ngrohtë në 150 vitet e fundit. (koha.mk)