Sent Luis, 13 nëntor – Një meteor prej guri i rëndë 100 kilogramë “fluturoi” mbi shtetin amerikan Misuri, dhe e depërtoi murin tingëllues.
NASA sot kumtoi se meteori i cili shkëlqeu mbi qiellin e Sent Luisit, është shkëputur nga Rripi i asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit dhe ka arritur në Tokë.
Edhe pse i rëndë 100 kilogramë, ai ka qenë me madhësi sa një basket, thonë astronomët.
Është vërtetuar se meteori i gurit, i cili ka qenë i vërejtur të hënën mbrëma, ka lëvizur me shpejtësi prej 54.910 kilometra në orë, me çka ka shkaktuar shpërthim të madh, gjegjësisht e ka depërtuar murin tingëllues.
Një numër i dëshmitarëve e kanë xhiruar meteorin, me ndihmën e të cilëve NASA konfirmoi se ai ka qenë më i shkëlqyeshëm se trupi më i shkëlqyeshëm qiellor – Venera.(koha.mk)