Shkup, 23 tetor – Nesër do të mbajë mot me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të përkohshme shiu, posaçërisht në pjesën veriore. Nëpër male reshjet do të jenë me dëborë, ndërsa në viset më të larta do të formohet shtresë bore, sidomos në pjesën veri-perëndimore. Temperatura maksimale e ditës do të sillet prej 7 deri 14 gradë. Prej të mërkurën do të kemi ulje të vranësirave dhe rritje të temperaturave të cilat deri të premten do të arrijnë në 25 gradë Celsius.