Floriri i ri është kobalti dhe koltani. Dy metalet teknologjike gjenden me shumicë në Republikën Demokratike të Kongos, tokë e pasur edhe me diamante, flori, argjend, uranium dhe naftë. Aktualisht Kongo mbulon 60% të prodhimit botëror të kobaltit, që gjen përdorim në prodhimin e baterive të automjeteve elektrike dhe të telefonave celularë. Ndërsa Koltani, shërben për të përftuar Tantalio, metal i rrallë dhe njëkohësisht përbërës esencial për prodhimin bërthamor, atë të raketave dhe sektorin aerospacial, njëkohësisht së fundmi edhe në telekomunikacion.
Pikërisht këto pasuri, dhe rritja e kërkesës botërore si rrjedhojë e avancimit teknologjik, edhe luftërat e grupeve të brendshme paraushtarake dhe guerrilasve për kontroll territoresh janë bërë edhe më të ndezura. Epiqendër është zona e Kivu ku ndodhi edhe pak ditë më parë sulmi ndaj ambasadorit Italian dhe karabienerit, ku të dy humbën jetën.
Tashmë prej 2 dekadash OKB denoncon tregtinë e paligjshme dhe pasojat me lufte civile të vazhdueshme në këtë vend, ku numërohen miliona të vdekur si pasojë e konflikteve, kryesisht nga uria dhe sëmundjet. Shfrytëzim tjetër i madh ndodh me fëmijët-minatorë në Kongo, të cilët keqpërdoren pikërisht në nxjerrjen e këtyre materialeve. Historia afrikane përsëritet, dhe rreth viteve 2015-2017 edhe Amnesty International denoncoi këtë fenomen dhe rreth 30 marka dhe kompani ndërkombëtare teknologjike dhe automjetesh, të cilat përdornin pikërisht lëndën e parë të nxjerrë me gjak.