Tiranë, 19 korrik – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke e komentuar gjendjen në vendin e tij i vlerësoi lartë qëndrimet proevropiane të homologut të tij, presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev në tejkalimin e disa çështjeve të caktuara.
“Duhet të përfitojmë nga momenti mjaft pozitiv që e ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës. Është shumë e rëndësishme edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut t’i hapin negociatat me BE-në jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaft të rëndësishme, por edhe për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar Kryeministrit Zaev dhe Presidenti Pendarovski, si edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin evropian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO”, deklaroi Meta.
Meta e përsëriti qëndrimin e thënë se nuk duhet humbur kohë, pasi para qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë është një datë e rëndësishme 17-18 tetori kur Këshilli i Evropës duhet të sjellë vendim për hapjen e negociatave me BE-në, pasi, siç thotë, më 19 tetor do të jetë vonë për gjithçka.(koha.mk)