Mexhitlia është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Këtë fshat e vizitoi Presidenti i Shqërisë, Ilir Meta. Ai u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë. Vizita e Metës në Mexhitli është e para e një Presidenti shqiptar.
“Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni”, u shprehën banorët e Mexhitlisë pas vizitës së bërë nga Presidenti.
Meta falënderoi ban“ Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptarët”, është ishin fjalët e Presidentit Meta, drejtuar banorëve të fshatit Mexhitli.