Meta takon Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social, Luca Jahier

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), Luca Jahier.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu z.Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile.