Meta takon Erdoganin në Sarajevë: Turqia po mbron Ballkanin nga emigracioni i paligjshëm

Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme në Sarajevë presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Meta shprehet mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë,Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.
Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta.