Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë prej disa muajsh tashmë ka sjellë edhe një sërë replikash në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit ka deklaruar se i ka ezaruar të gjitha rrugët për dialog për tejkalimin e këtij ngërçi.
Por paraditen e së hënës ata i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit, të detyruar ndoshta edhe nga aktiviteti i NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake, shkruan Top Channel.
Siç edhe dallohet nga fotografitë e shkrepura nga LSA, Meta dhe Rama në këtë takim protokollar kanë shtrënguar duart, emë pas kanë qëndruar ulur përkrahë njëri-tjetrit.