Përmes një statusi në Facebook, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni. “Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!”, shkruan Meta në Facebook.