Tiranë, 30 gusht – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për “Il Xhornale”-n italiane, duke folur për krizën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit vlerëson se vetëm zgjedhjet e rregullta mund t’i japin zgjidhje situatës në vend.
Ai me qëndrim se nëse nuk do të aprovonte dekret për shtyrjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor do të ishte e pashmangshme përplasja midis dy fraksioneve politike.
“Nëse nuk do të kisha miratuar dekret me të cili zgjedhjet lokale, të cilat paraprakisht i caktova për më 30 qershor, për t’i shtyrë zgjedhjet më 13 tetor, që është një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do diskutohet më 18 tetor, përplasja mes dy fraksioneve politike do të kishte qenë e pashmangshme”, ka deklaruar Meta.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk e ka kuptuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale pa opozitën është problem për hapjen e negociatave.
“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as Kushtetuese, as ligjore dhe as legjitime. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kontestojë dekretin e Presidentit dhe është për të ardhur keq që veprimtaria e tij (presidentit) pezullohet nga vullneti i Ramës”, ka thënë Meta.
Shton se votimi më 30 qershor ka qenë pa kundërshtarë, njësoj si gjatë regjimit komunist. Ai konteston edhe pjesëmarrjen në këto votime, duke theksuar se ajo është me ulët se shifra 23 për qind deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë intervistës, Meta ka folur edhe për audio-përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’, të dosjeve 339 dhe 184, duke shprehur se është e papranueshme që nuk janë bërë hetime të thella.
“Është një nga rastet më të këqija të funksionimit të shtetit të së drejtës”, ka thënë Meta.
Ai porosit se Shqipëria duhet të luftojë me tregtinë me drogë dhe paratë që hyjnë në ekonomi nga ky aktivitet.
Sa i përket akuzave kundër miliarderit Xhoexh Soros, meta thotë se Shqipëria nuk duhet të përfundojë “në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë”.