Meta për delegimin e Cakajt: Nuk ndërhyj në aktet e brendshme të ekzekutivit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj.

Kreu i shtetit shqiptar tha se nuk mund të komentojë aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”.

Një ditë pas u betua tek Presidenti Ilir Meta edhe si ministër i Jashtëm, kryeministri Edi Rama ia besoi këtë detyrë Gent Cakajt, i cili aktualisht mban detyrën e zv/ministrit në këtë institucion.