Tiranë, 21 mars – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka përshëndetur vendimin e Tribunalit të Hagës që t’i shqiptohet burg i përjetshëm Radovan Karaxhiqit.
Siç ka shkruar ai në Fejsbuk, edhe pse e vlerëson drejtësi të vonuar, në të sheh “apel të mos harrohet urrejtja etnike dhe gjenocidi që burojnë nga ajo”.
“Vendimi i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e gjenocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, ka shkruar Meta. (koha.mk)