Tiranë, 28 janar – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Nikoliq, me të cilit thotë se diskutoi për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë, informon Koha.
“Kënaqësi të mirëprisja sot kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Nikoliq dhe të diskutoja për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve. Shqipëri dhe Mal i Zi, një marrëdhënie shembullore me impakt rajonal”, ka theksuar presidenti Meta. (koha.mk)