Tiranë, 11 shtator – Presidenti shqiptar Ilir Meta deklaroi në një konferencë për shtyp të mbajtur vonë pasdite duke u ndalur në datën 18 tetor, si datë të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së tha se nëse merret përgjigje pozitive është i gatshëm ta dekorojë kryeministrin Edi Rama.
“Do ta dekoroj Edi Ramën vetëm të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në më 18 tetor. Ceremonia është gati për dekorim, pa dallim nëse ai do të vijë apo jo. Z. Basha (Lulzim Basha lider i Partisë Demokratike opozitare) nuk do t’i japë dekoratë sepse i ka braktisur institucionet. Nuk do t’i japë dekoratë as Monikës (Monika Kremadhi, lidere e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bashkëshorte e Metës), sepse i ka dhënë besë (betim) Bashës”, tha Meta.
Ai shprehu respekt ndaj Komisionit të Venecias i cili dërgoi delegacion të mbledhë informacione për atë nëse e ka shkelur Kushtetutën apo jo, që nga ai e ka kërkuar Parlamenti shqiptar, që është lidhur me kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e tij.
Por, në mënyrë kategorike ka theksuar se nuk druhet sido që të jetë mendimi i Komisionit dhe se në funksion mbetet deri në fund të mandatit.
“Dua të përsëris edhe një herë se do të punojmë së bashku deri më 24 korrik të vitit 2022. Nuk ka kurrfarë mundësie, kurrfarë shansi që Presidenti Ilir Meta të dalë para datës nga ky institucion. Është betuar ta mbrojë rendin kushtetues, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë në interes së popullit shqiptar”, theksoi Meta.