Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Malit të Zi, Rozhajë.
Vizita e tij vjen në kuadër të vizitave të tij në vendet ku banojnë shqiptarët, shkruan gazetametro.net
Meta ka marrë pjesë, si i ftuar i nderit, në veprimtarinë tradicionale kulturore ‘’Ora Maleve’’.
Për më tepër, kjo është hera e parë që Meta viziton komunën e Rozhajës.
Atje, ai u prit nga dhjetëra banorë shqiptarë me një mikpritje të veçantë. Meta u prit edhe nga zv/kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husovic.